Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“E meritoja thjesht një mesazh”/ Flutura Açka zbulon ekskluzivisht me Bardhin: Kanë kaluar edhe cakun e njerëzores
Flutura Açka, e ftuar në një studio televizive zbuloi mosmarrëveshjet që ka pasur me Gazment Bardhin. “Nëse ka njeri me të cilin kam ndenjur më shumë mes 140 deputetëve, është zoti Bardhi. Prandaj kam keqardhje të madhe. Nuk duhet të ndodhte me një njeri që ti e ke dashur fort ajo që ndodhi, për politikë. Sepse ka ndodhur për politikë. U ndamë si u ndamë në dy kampe, por liria ime nuk e pengonte zotin Bardhi. As liria e tij nuk më ka penguar kurrë mua. Gazetarët e dinin para meje se do të kishte “ndeshje” në komision dhe unë shkova në komision pa e ditur se çfarë do të ndodhte aty”, tha Açka. “Edhe për hir të asaj miqësie që kishim, e meritoja thjesht...