Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ishte zhdukur prej gati dy dekadash! E tradhton tatuazhi, arrestohet shqiptari i dënuar për prostitucion në Itali
Ajo që e tradhtoi, pas 19 vitesh në arrati, ishte një tatuazh i një gruaje gjysmë të zhveshur në parakrahun e djathtë, të cilin karabinierët e mbanin mend ende pavarësisht kalimit të kohës. Një burrë 52-vjeçar shqiptar, Durim Lusha, u arrestua ndërsa po pinte një pije në një bar të një stacioni benzine në periferi të Tavianos në Itali. Si masë paraprake e vetme për të shmangur arrestimin (ai kërkohej në të gjithë Evropën), ai kishte ndryshuar vetëm emrin e tij të parë në pasaportë: nga Durim, në Elidon. Lusha tashmë ndodhet në një qeli në Borgo San Nicola, një burg në periferi të Leçes, ku do të vuajë një dënim me 10 vjet burg që u bë i formës së prerë në prill 2006...