Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
PERSONAZH – 4 vjet pa Paulin Prekën, Mjeshtri i Madh i humorit shqiptar la pas një trashëgimi artistike të jashtëzakonshme
Një lajm i trishtë erdhi si sot 4 vjet më parë nga Italia! Paulin Preka, Mjeshtri i Madh i humorit shkodran e shqiptar, kishte ndërruar jetë në moshën 86- vjeçare. Lajmi u dha nga djali i tij Mojs Preka, me të cilin aktori i madh jetonte prej vitesh. Vdekja e tij, ishte një humbje shumë e madhe për artin shqiptar. Paulin Preka ishte padiskutim ndër yjet e plejadës më të shkëlqyer të humorit shqiptar. Rolet e tij në skenë por edhe në ekran, janë kryevepra të interpretimit, një shkollë e vertetë për brezat që kërkojnë bëhen pjesë e aktrimit. Bashkë me Tano Banushin, Paulin Preka mund të konsiderohet një meteor i papërsëritshëm në humorin shqiptar. LEXONI EDHE: PERSONAZH – Mjeshtri i Madh Paulin Preka, një...