Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump
Një nga princat e Emirateve nuk është se erdhi dhe ndaloi për biznes në Shqipëri, ndaloi për një bisedë që bëmë së bashku. Nuk kishte ardhur asnjëherë në atë pjesë. I tregova dhe Butrintin. Kështu ndërtohen raportet e vendeve të vogla. Aksioneri i Chelsea më tha se dontë të shikontë Sazanin, ku do të investohet nga Kushneri dhe më pas do shkonte për Kroaci. Të gjitha këto janë lajme të rëndësishme për Shqipërinë. Pyetje: Shtypi italian tha se ishulli i Sazanit është shitur Kushnerit? Rama: Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe popullit shqiptar. Nuk do shitet ndonjëherë është pasuri ku qeveria shqiptare do jetë partnere me kompaninë e Kushner. Marrëveshja dhe partneriteti do kalohet në Kuvend