Erjon Bogdani kritik me Kombëtaren: Pa dëshirë dhe ritëm, prisja më shumë

Erjon Bogdani kritik me Kombëtaren: Pa dëshirë dhe ritëm, prisja më shumë

Erjon Bogdani, ish-sulmuesi që mban numrin më të lartë me 18 gola të shënuar për Kombëtaren, s’i ka kursyer kritikat për ekipin kuqezi pas fitores minimale 0-1 kundër Gjibraltarit. Penalltia e Jasir Asanit shmangu turpin për tanët. “Për mendimin tim ishte një ndeshje ku e mira ishte që shumë të rinj bënë praninë e parë në Kombëtare. Por pas kësaj ishte një ndeshje pa ritëm, qarkullim topi, ngadalë, pa gjuajtje në portë, pa dëshirë dhe nuk e di. Ishte një ndeshje për t’u bërë, nuk është se shërbeu shumë për ndeshjen e ardhshme, mendoj se e ardhmja duhet të jetë komplet ndryshe. Se nëse nuk vendos dëshirën në fushë, qarkullimin e shpejtë, pasi vertikal apo sulmues e mesfushorë që sulmojnë portën. Ishte ndeshje komplet pa...