Inter nuk i ndahet Ligue 1, ky është objektivi kryesor i zikaltërve për merkaton e janarit

Inter nuk i ndahet Ligue 1, ky është objektivi kryesor i zikaltërve për merkaton e janarit

4 Shtator 2025 20:45 Telesport Inter shpenzoi 92 milionë euro gjatë merkatos së verës, por objektivi kryesor i zikaltërve që ishte transferimi i Ademola Lookman nuk u arrit. Edhe pse Inter gjeti gjuhën e përbashkët me lojtarin për kushtet personale, dy ofertat e klubit zikaltër që shkuan deri në 45 milionë euro në total nuk u pranuan nga Atalanta. Duke qenë se nuk siguruan dot Lookman, drejtuesit e Interit kanë piketuar objektivin kryesor për merkaton e janarit. “Corriere dello Sport” raporton se lojtari i parë që Inter do tentojë të transferojë në ajanar është sulmuesi anësor i Lyon, Malick Fofana. Megjithatë, transferimi i blegut nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur interesin e madh që ka për të. Kartoni i tij vlen 30...