Asani nderon Shqipërinë në miqësoren me Gjibraltarin

Asani nderon Shqipërinë në miqësoren me Gjibraltarin

Shqipëria ka fituar me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar me Gjibraltarin këtë të enjtë. Pavarësisht kundërshtarit modest, kuqezinjtë shfaqën shumë pak agresivitet në pjesën e parë, ku rastet për shënim ishin të vakta. Pavarësisht se Daku-Broja dhe Asani e nisën që nga minuta e parë rastet munguan, loja u zhvillua më shumë në mesfushë dhe ishin të pakta gjuajtjet në drejtim të portës. Në pjesën e dytë braziliani Silvinjo bëri disa ndryshime duke hedhur në fushë Kristian Shpendin, i cili dha shkëndijat që me prekjen e parë të topit. Ishte merita e Shpendit edhe te goli, pasi ishte pikërisht ai që fitoi 11-metërshin në minutën e 69-të, duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të prekte topin me dorë. Ishte Asani ai që mori përsipër...