Europa do dërgojë trupa në Ukrainë/ Macron: Forcat e sigurisë nga 26 vende mbërrijnë pas arritjes së paqes

Europa do dërgojë trupa në Ukrainë/ Macron: Forcat e sigurisë nga 26 vende mbërrijnë pas arritjes së paqes

Pas samitit te rradhës të liderëve europian për Ukrainën, I cili u mbajt në Paris, presidenti Zelensky dhe homologu I tij francez Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij shefi I Elizesë theksoi se udheheqësit ranë dakort për dërgimin e trupave në Ukrainë  kur të arrihet armëpushimi. “Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes. Qëllimi i këtyre forcave është të garantojnë paqen dhe të japin një sinjal strategjik për të parandaluar rifillimin e luftimeve” Macron nënvizoi se  Rusia ka humbur mbi 1 milionë ushtarë gjatë luftës me Ukrainën. “Nuk e dimë numrin e saktë të...