Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Greqi, gjendet i vdekur çifti në banesë!
Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të enjte në një apartament në qendër të Athinës. Mediat greke raportojnë se policia ka gjetur një çift të vdekur. Sipas mediave trupi i gruas ishte në gjendje dekompozimi të avancuar ndërsa burri, 66 vjeç, u gjet me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, e vendosur pranë çiftit të vdekur. Hetimet janë në fazën fillestare dhe një mjek ligjor pritet në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.