Gazetari: Drafti i Kodit Penal, tentativë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të amnistuar korrupsionin

Gazetari: Drafti i Kodit Penal, tentativë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të amnistuar korrupsionin

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Fatjon Gjinaj foli mbi ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një përpjekje të qartë të qeverisë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të garantuar pandëshkueshmëri për zyrtarët e korruptuar. Sipas Gjinajt, neni që prek gazetarët nuk është rastësi, por pjesë e një plani të mirëorganizuar për të heshtur çdo zë kritik që nuk kontrollohet nga pushteti. Deklarata: Në parantezë mund të themi se ky draft-kod është thjesht një pretekst për të sjellë të gjithë ndryshimin e Kodit Penal, që e ka zanafillën që në vitin 2019, në kohën e pandemisë, kur u godit fort neni për shpifjen nga qeveria. Në një formë apo tjetër, ai...