No Image Available

Vdekja e Giorgio Armani-t, ceremonia mortore do të mbahet më 6 dhe 7 shtator! Bashkia e Milanos shpall të hënën ditë zie

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ka shpallur të hënën ditë zie për nder të stilistit legjendar Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme. Shpallja e ditës së zisë përkon me funeralin e ikonës së modës, e cila la pas një trashëgimi të thellë jo vetëm në Milano, por në mbarë botën. Në një deklaratë zyrtare, Sala e përshkroi Armanin si “një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të modës italiane dhe milaneze në mbarë botën”, duke theksuar se ai ishte një njeri “plot talent dhe interesa” që krijimet e tij i ndërtoi me një stil të matur dhe tërheqës, në përputhje me personalitetin e tij të balancuar. Kryetari shtoi se Milanos do t’i mungojë jo vetëm vizioni krijues i Armanit,...