Beteja Rama-Berisha/ Gjykata zyrtarizon fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve të 11 majit

Beteja Rama-Berisha/ Gjykata zyrtarizon fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve të 11 majit

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike, ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim. Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet. Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.