Bizneset duhet t’i menaxhojnë vetë mbetjet, gjoba deri në 1 mln lekë nëse refuzojnë

Bizneset duhet t’i menaxhojnë vetë mbetjet, gjoba deri në 1 mln lekë nëse refuzojnë

Subjektet që prodhojnë, trajtojnë apo gjenerojnë mbetje, do të kenë detyrimin për t’i menaxhuar vetë. Aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe për pasojë Shqipëria po bën ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Sipas propozimeve te reja, të gjitha kostot që rrjedhin nga përmbushja e këtyre detyrimeve ligjore do të mbulohen nga prodhuesit, duke ulur barrën e menaxhimit të mbetjeve për shtetin, ndërkohë që në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e subjekteve gjobat e propozuara variojnë nga 100 mijë në 1 mln lekë. Ligji do zbatohet për kategori mbetjesh te tilla si, ambalazhet, bateritë, akumulatorët, automjetet në fund të ciklit te tyre dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike....