“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

Florida planifikon t’i japë fund vaksinimit të detyruar, duke përfshirë këtu atë të nxënësve, siç pohoi kreu i shëndetësisë atje, Joseph Ladapo. Ekspertët e shëndetit publik menjëherë paralajmëruan se një hap i tillë mund të ketë pasoja të rënda për fëmijët, turistët dhe personat me një sistem të dobësuar imunitar. Megjithatë Ladapo, së bashku me Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, e përshkruan vaksinimin si një çështje që duhet të jetë në sferën e zgjedhjes personale. Kryekirurgu madje e krahasoi një detyrim të tillë të imponuar qytetarëve me “skllavërinë”. “Kush jam unë si zyrtar qeveritar, apo edhe thjesht si njeri, t`ju tregoj se çfarë duhet të bëni me trupin tuaj. Nuk e kam këtë të drejtë. Trupi juaj është një dhuratë nga Zoti”, u shpreh Ladapo....