Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kolegji rrëzon padinë e PD-së, Franc Nuri kritikon ekzistencën e institucionit: Një farsë nga fillimi deri në fund
Menjëherë pas vendimit përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e 11 majit, përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, reagoi për mediat. Nuri u shpreh kritik ndaj vendimit, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e Kolegjit Zgjedhor.Ai tha se, sipas tij, nëse do të diskutohet për një reformë zgjedhore në të ardhmen, ky institucion nuk duhet të ekzistojë fare, pasi është i padobishëm. “Ju e patë që nga gjithë debatet u duk mjaft qartë që vendimi i KQZ-së – vendimi i rregullatorit për renditjen e deputetëve – kishte problem, dhe vendimmarrja e Kolegjit ishte e shtrembëruar. Vendimi u mor me shumicë votash, por ka pasur gjyqtarë që kanë dalë kundër dhe kanë qenë në favor të kërkesës së PD-së....