Tensione në Senat, Kennedy bën deklaratën e fortë: Askush nuk di saktësisht sa amerikanë kanë vdekur nga COVID-19

Tensione në Senat, Kennedy bën deklaratën e fortë: Askush nuk di saktësisht sa amerikanë kanë vdekur nga COVID-19

Në një seancë të tensionuar në Senat, sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. është përballur me pyetje kritike nga senatorë demokratë mbi numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID-19 dhe efektivitetin e vaksinave. “Nuk besoj se e di njeri me saktësi”, ka deklaruar ai duke fajësuar administratën Biden për “kaos të dhënash”. Senatori Bill Cassidy ngriti gjithashtu shqetësime për konfliktin e mundshëm të interesit në panelin këshillues për vaksinat, duke theksuar se shumë nga anëtarët e emëruar nga RFK Jr. kanë shërbyer më parë si dëshmitarë të paguar në procese ligjore kundër kompanive të vaksinave. Kennedy u përgjigj se nuk bëhej fjalë për konflikt financiar, por mund të ketë një paragjykim të deklaruar. Në të njëjtën seancë u diskutua edhe mbi efektet e...