Njomza Emini përzgjedhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian

Njomza Emini përzgjedhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian

Njomza Emini është përzgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian (EPC). Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Londër, për herë të parë në histori, Kosova ka zërin e saj në strukturën më të lartë vendimmarrëse të parasportit evropian. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Njomza Emini këtë arritje e ka cilësuar si fitore kolektive, pasi sipas saj sportistët dhe trajnerët e kanë trasuar rrugën deri në nivelin aktual, në kushte aspak adekuate. “Kjo nuk është vetëm një arritje personale, por është një fitore kolektive për të gjithë ata që kanë besuar në këtë rrugëtim për parasportistët që kurrë nuk janë dorëzuar, për trajnerët që kanë punuar edhe pa kushte dhe për secilin që me durim dhe dashuri e ka ndërtuar këtë...