Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Më ka kërcënuar dhe cënuar fizikisht”/ Gjyqi në Hagë, trondit Hashim Thaçi: Prokurori përballë nesh ka punuar roje…
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë publikuar transkriptin e seancës së 27 marsit 2025, në të cilën ish-presidenti Hashim Thaçi ka shprehur shqetësime për praninë e prokurorit John Devaney. Thaçi ka pretenduar se Devaney, i cili më herët kishte punuar në Njësinë e Paraburgimit, e kishte kërcënuar dhe cenuar fizikisht. Sipas transkriptit, Thaçi ka deklaruar se Devaney ishte prezantuar me role të ndryshme gjatë kohës së paraburgimit – si roje, hetues, zëvendësshef dhe shef i qendrës – duke shtuar se ky person kishte kryer veprime të rënda ndaj të paraburgosurve. Ai tha se ndihej i papërfaqësuar dhe i parerespektuar nga fakti që “dikush që dje ishte roje, sot është prokuror”. “Ky prokuror ka pasur qasje në informacione që nuk do të duhej...