Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga markat e modës te restorantet/ Perandoria e Giorgio Armanit kujt do t’i takojë
Trashëgimia e Giorgio Armani-t, e cila përfshin të gjitha markat e tij të modës, restorantet dhe asetet e tjera të kompanisë, tani do të administrohet nga Fondacioni i stilistit. Ky plan për menaxhimin e pasurisë dhe trashëgimisë ishte parashikuar që nga viti 2016 dhe është udhëhequr nga Pantaleo Dell’Orco, krahu i djathtë i Armani-t, dhe Irving Bellotti, CEO i Rothschild Italy. Sipas planeve të Fondacionit, nipi i stilistit, Luca Camerana, pritet të zëvendësojë ish-themeluesin dhe të vazhdojë vizionin e tij në drejtimin e markës dhe projekteve të ndryshme. Ky hap siguron që perandoria e Armani-t të mbetet e përqendruar tek vlerat dhe stili i themeluesit, duke garantuar vazhdimësinë e trashëgimisë së tij në modë, dizajn dhe kulturë. Fondacioni do të vazhdojë të mbikëqyrë të gjitha...