Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 2200 numri i viktimave/ Shqetësim për ndihmat humanitare

Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 2200 numri i viktimave/ Shqetësim për ndihmat humanitare

Qindra trupa të pajetë janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuara si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në mbi 2200 persona, tha të enjten një zëdhënës i Qeverisë talibane. Tërmeti 6 ballë goditi disa provinca malore në lindje të vendit të dielën në mbrëmje, duke rrafshuar fshatra dhe duke zënë njerëz nën rrënoja. Shumica e viktimave janë regjistruar në Kunar, ku shumë banorë jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta. Zëdhënësi i talibanëve, Hamdullah Fitrat, i cili e bëri të ditur shifrën e përditësuar prej 2205 viktimash, tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë. “Janë ngritur strehimore për njerëzit dhe po shpërndahen ndihma të para...