“Operatori Kombëtar, pasuron klientët e qeverisë”/ Reforma e ujit, reagon PL: Dështim spektakolar i Edi Ramës

“Operatori Kombëtar, pasuron klientët e qeverisë”/ Reforma e ujit, reagon PL: Dështim spektakolar i Edi Ramës

Përqëndrim të pushtetit të duart qeverisë, e quan Partia e Lirisë reformën e re të ujit dhe krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit. Zv. Sekretarja e Përgjithshme e kësaj force politike, Brunilda Haxhiu, thotë se kjo reformë do t’i lerë qytetarët pa shërbim dhe do të pasurojë klientelën politike të qeverisë. “Edi Rama jo vetëm që nuk mban asnjë përgjegjësi për dështimin spektakolar të qeverisë dhe të bashkiakëve që i shërbejnë, por fshihet pas prezantimit të të ashtuquajturit Operator Kombëtar të Ujit. Kjo reformë është si cdo ramaforme, një përqendrim i rrezikshëm i pushtetit dhe i fondeve publike në duart e tij dhe të oligarkëve të qeverise. Kjo reformë i lë bashkitë pa kompetenca, qytetarët pa shërbim, ndërsa klientela politike pasurohet çdo ditë. Në këto...