Makina godet këmbësorët në Gjermani, lëndohen tre fëmijë dhe shoqëruesi i tyre

Makina godet këmbësorët në Gjermani, lëndohen tre fëmijë dhe shoqëruesi i tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berlin ditën e sotme. Sipas mediave vendase, një makinë përplasi një grup njerëzish në trotuar. Incidenti ndodhi rreth orës 13:10 sipas orës lokale në Seestraße, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Sipas Bild, një BMW përplasi një grup fëmijësh, të moshës midis 7 dhe 8 vjeç. #Berlin-Wedding: Unter den Opfern sollen viele Kinder sein, da mehrere Gruppen vor Ort unterwegs waren. Eine Betreuerin soll nach ersten Erkenntnissen schwer verletzt worden sein, mehrere Kinder leicht. https://t.co/Dor5t4s1gJ pic.twitter.com/dugraW1Shm — Bettina Punkt (@Taykra) September 4, 2025 Tre nga 15 fëmijët në vendngjarje u plagosën dhe u dërguan në spital. Bild raporton se shoqëruesi i tyre u plagos rëndë. Policia po heton ende rrethanat e sakta të incidentit....