S’ka paqe në KLP, Stojani debat prap me kryetaren

S’ka paqe në KLP, Stojani debat prap me kryetaren

Debati i ashpër i së hënës në KLP mes anëtarit Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani vijoi me të njëjtat tone edhe në seancën e së enjtes. “Optika ime ishte nëse ne do të bëjmë ekskursione, apo do të bëjmë punë. Ekskursione quhen 15 copë dhe nja 3-4 vizita studimore nga 4-5 ditë, ta pret mendja”, tha Stojani. “Nuk quhen ekskursione ato”, ia ktheu Bogdani. Sipas saj, ato janë propozime që mund të mos miratohen asnjëherë, raporton A2 CNN. Me termin “ekskursione”, Stojani i referohej 15 retreat-eve të propozuara nga KLP në projekt-buxhet, për të cilat në seancën e kaluar tha se Këshilli po kthehej në një “KLP Travel”. Në po atë mbledhje, Stojani akuzoi kryetaren Bogdani për ushtrim të ndikimit tek administrata për veprime...