Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skemat piramidale online, Braçe lexon mesazhin kërcënues që “Xuex” u ka dërguar anëtarëve
Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon me denoncimet për skemat piramidale online. Sipas tij, Xuex po dërgon mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë publike në vendin tonë. Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist lexoi një nga mesazhet që kompania i ka dërguar anëtarëve. “Të gjithë duhet të dini se jeni duke u përballur vetëm me kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë suaj, por EG Investment Group Xuex mund të jetë aktualisht duke mbajtue peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, është mesazhi që lexoi Braçe. Postimi i Braçes: Dita e gjashtë sot, bllokim total, zero tërheqje...