Veliaj i përlotur nga qelia: Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë

Veliaj i përlotur nga qelia: Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një letër fëmijëve që në 8 shtator pritet të nisin vitin e ri shkollor. Ai kërkon ndjesë që projekti për drekën falas në institucionet arsimore nuk u arrit, por sipas tij kjo erdhi për shkak të izolimit të tij. Siç e quan Veliaj, ndalim i vullnetit të popullit. Në letrën e tij kryebashkiaku u jep edhe tre këshilla fëmijëve teksa iu uron suksese. Postimi i Erion Veliaj: Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla Të dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës, Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre. Ky vit është...