Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ministri Çeku me ekipin e Kosovës para startit të ‘Tour of Kosova’
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur mbështetjen e tij për ekipin kombëtar të Kosovës në prag të nisjes së garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova”, e cila këtë vit shënon një sukses të veçantë me pjesëmarrjen e 16 shteteve dhe 124 sportistëve nga mbarë bota. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Çeku publikoi momente nga takimi me çiklistët e Kosovës, duke theksuar rëndësinë që kjo garë ka për sportin vendor, imazhin ndërkombëtar të vendit, por edhe për promovimin e turizmit sportiv në Kosovë. “Me ekipin e Kosovës para fillimit të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova”, ku po marrin pjesë 16 shtete, 124 sportistë. Shumë suksese për garuesit tanë.” – ka shkruar Çeku. Pjesëmarrja e gjerë ndërkombëtare në...