Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dy Çmime Ndërkombëtare për Kosovën në Tajlandë – Kori ‘Siparantum’ shkëlqen në Bangkok
Kosova ka marrë vëmendje ndërkombëtare në skenën kulturore falë suksesit të Korit “Siparantum”, i cili u vlerësua me dy çmime të rëndësishme në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve – Thai ICF, që u mbajt në Bangkok, Tajlandë. Përfaqësuesit nga Kosova u shpërblyen me: Medalje të Artë në kategorinë e koreve të përziera për të rritur. Çmimin Special për “Outstanding Storytelling”, një vlerësim që njeh aftësinë e jashtëzakonshme për të përcjellë histori përmes muzikës. Ky sukses e vendos Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë artistik të artistëve tanë./KultPlus.com