Hungaria injoron vendimet në Bosnje, Szijjarto i drejtohet Dodikut si president

Hungaria injoron vendimet në Bosnje, Szijjarto i drejtohet Dodikut si president

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto është takuar të enjten me Millorad Dodikun në Budapest dhe i është adresuar në cilësinë e presidentit, pavarësisht se mandati i është revokuar edhe zyrtarisht. Ministri i Jashtëm hungarez ka thënë se shteti i tij e respekton vullnetin e popullit që “i ka zgjedhur liderët në mënyrë demokratike në zgjedhje”. Dodiku nuk është më president i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, dhe një vendimi tjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ia ka marrë mandatin. Autoritetet hungareze kanë raporte të mira me Dodikun, dhe Budapesti zyrtar e ka bllokuar çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për ta sanksionuar atë. “Ne besojmë se kjo qasje ndaj liderëve të Ballkanit...