Nuk u lejua nga SPAK takimi me avokatët e huaj, Veliaj ankim në GJKKO: Do përgatisin çështjen për GJEDNJ

Nuk u lejua nga SPAK takimi me avokatët e huaj, Veliaj ankim në GJKKO: Do përgatisin çështjen për GJEDNJ

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, ka bërë ankim në GJKKO refuzimin që SPAK-u i bëri atij rreth një muaj më parë për t’u takuar me avokatët e huaj që do përgatisin dosjen për në Gjykatën Evropianë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Veliaj kërkon që në mbrojtjen para drejtësisë shqiptare të përfshihen dhe avokatët Ben Brandon, Celia Marr, Daniel Fetterman dhe Joshua Roberts, në mënyrë që këta të fundit të përgatisin çështjen për ta kaluar para GJEDNJ. Më 30 korrik 2025, SPAK-u refuzoi kërkesën e Veliajt që ai të takohej me avokatët e huaj, pasi ka një kufi ligjor prej dy mbrojtësish ligjor, pra Ermir Betën dhe Artur Selmanin. Po kështu, Prokuroria e Posaçme ka argumentuar se...