Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherri masiv në Korçë/ Lihet në burg 54 vjeçari, “detyrim paraqitje” për të akuzuarit e tjerë
Përfundon seanca për masën e sigurisë për 9 nga 10 të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhur tre ditë më parë në një lokal në Korçë, ku mbetën të plagosur tre persona. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 54 vjeçarin Dritan Pino, kërkesë e cila u pranua dhe nga gjykata duke e lënë në burg këtë të fundit. Për 8 të arrestuarit e tjerë, konkretisht Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje”, e cila po ashtu u pranua nga gjykata. Për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, njëkohësisht i plagosur, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi ai ndodhet ende në kujdesin e mjekëve....