Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2024 – Shqipëria mbetet pas rajonit

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2024 – Shqipëria mbetet pas rajonit

Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet më të korruptuara në Ballkan, duke ardhur pas vendeve fqinje si Mali i Zi dhe Serbia. Pavarësisht premtimeve për reforma, qeveria ka dështuar të luftojë korrupsionin në nivele të larta, ndërsa institucionet gjyqësore dhe kontrolluese mbeten të dobëta dhe të politizuara. Kjo situatë jo vetëm që pengon zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian, por gjithashtu minon besimin e qytetarëve te shteti dhe i bën ata më vulnerabël ndaj padrejtësive. Shqipëria është një shembull se si korrupsioni i pandëshkuar, i ushqyer nga lidhjet politike dhe mungesa e transparencës, e mban një vend në vendnumëro, prapa fqinjëve të saj rajonalë. Korrupsioni po pengon përparimin drejt një bote të qëndrueshme Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2024 (CPI) tregon se korrupsioni është një problem...