Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Çmimet e importeve në ulje për të tretin vit radhazi, rënie vjetore 0.7% në prill-qershor
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhdueshme që nga tremujori i fundit i vitit 2023 deri në tremujorin e dytë të 2025, por nga ana tjetër ato nuk po reflektohen në tregjet e pakicës pasi matjet për inflacionin tregon ë rritje të çmimeve për shumicën grup-mallrave të importit.Indeksi i Çmimeve të importit, në tremujorin e dytë të vitit 2025, shënoi një ulje me 0,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1,0%.Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2025 ka një ulje prej 0,1%.Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5,3%, pasuar nga seksionet...