VIDEO – Arrestohet në Kolumbi “kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

VIDEO – Arrestohet në Kolumbi “kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

Autoritetet policore në Kolumbi kanë arrestuar shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez, i njohur si “kimisti”, i cili ishte pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanakut. Lajmi është bërë me dije nga Policia e Kolumbisë, e cila koordinoi veprimet së bashku me zyrat kombëtare të Interpolit në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Arrestimi, i kryer pas një njoftimi të kuq të Interpolit, nxjerr në pah shtrirjen transnacionale të operacioneve kriminale të lidhura me Kartelin e Ballkanit, shkruan media Info Bae. Sipas informacionit të dhënë nga drejtori i Policisë Kombëtare në llogarinë e tij në X, Rosales, me kombësi kolumbiane, ishte i specializuar në drejtimin e punëve teknike për nxjerrjen e kokainës në Evropë, duke përdorur...