Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Norris: Ta mbyllësh garën pa pikë kur garon për titull është shkatërruese, në Monza për fitore
Çmimi i Madh i Holandës mund të ketë vendosur shumë në lidhje me titullin kampion për pilotë në Formula 1 për vitin 2025. Dalja nga gara e Lando Norris për shkak të një problemi teknik, e kombinuar me fitoren e Oscar Piastri, i lejon pilotit australian të fitojë 25 pikë mbi shokun e tij të skuadrës. Tashmë diferenca në kampionat është 34 pikë. Anglezi po e humbet betejën në pistë me Piastri, i cili vazhdimisht ka arritur ta mbajë makinën #4 në një distancë të sigurt. Gjithsesi, këtë fundjavë garohet sërish, këtë herë në Monza, në tempullin e shpejtësisë, aty ku Norris shpreson të rikuperojë terren. “Kam pilotuar mirë, kam pasur një garë të mirë, kam menaxhuar mirë gomat dhe gjithmonë kam qëndruar brenda një...