Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”, Rama: Të rrisim cilësinë dhe numrin e vizitorëve që konsumojnë në vendin tonë
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’, ku do të vendosen piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt Shqipërisë në sektorin e Turizmit. Rama tha se rritja e numrit të turistëve nuk është më prioritet i parë, por synojnë rritjen e cilësisë dhe rritjen e numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. “Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, Kina, Australia, apo edhe rritja nga Turqia ose Izraeli. Destinacioni po sjell rritje. Kjo e thënë thjeshtë dhe vetëm për të dhënë informacion të saktë, jo se ne tani kemi objekt rritjen në numër. Nuk është më prioriteti i parë, për ne prioritet është rritja e cilësisë dhe rritja e numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë”, tha...