Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Samit për Ukrainën në Paris, udhëheqësit e BE dhe Zelensky diskutojnë garancitë e sigurisë
Udhëheqësit evropianë dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky takohen sot në Paris që të rrisin presionin ndaj kreut të Kremlinit për t’i dhënë fund luftës. Samiti pritet të drejtohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer. Diskutimet synojnë që të forcojnë planet për garancitë e sigurisë për Kievin nëse arrihet një armëpushim, por edhe që liderët të kenë një pamje më të qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Volodymyr Zelensky arriti një ditë më parë në Francë, ku u prit nga Macron. “Ne evropianët jemi gati, që të ofrojmë garanci të sigurisë për Ukrainën dhe ukrainasit në ditën kur të nënshkruhet marrëveshja e paqes”, tha Macron. Presidenti francez tha se detajet e garancive janë “konfidenciale”, por “përgatitjet kanë...