Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Viti i ri shkollor, Veliaj nga burgu: Më është thyer zemra, im bir shkon në klasën e parë e nuk mund ta shoqëroj
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2025–2026, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar një mesazh publik nga qelia, drejtuar nxënësve të kryeqytetit. Veliaj e nis mesazhin e tij me një urim të përzemërt për nxënësit, duke kujtuar se për herë të parë nuk mund të jetë fizikisht pranë tyre. Ai ndalet te emocionet personale, duke treguar se edhe djali i tij këtë vit nis klasën e parë, por për shkak të rrethanave nuk mund ta shoqërojë. “Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por kjo s’duhet të na heqë gëzimin e këtij fillimi të ri,” shkruan ai....