U21/ Bushi para miqësores me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit, të japim 200% nga vetja

U21/ Bushi para miqësores me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit, të japim 200% nga vetja

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për fshf.org në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën me Gjermaninë. Bushi e vlerësoi kundërshtarin si një ekip shumë të fortë, por theksoi se edhe Shqipëria do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv. Si kanë shkuar përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore? – Sot është dita e fundit e përgatitjeve, e mbyllim me seancën në “Elbasan Arena” dhe nesër kemi ndeshjen. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ekipi sepse i gjithë grupi ka...