Nisin dëgjesat publike për Kodin e ri Penal, ministri i Drejtësisë: 25 tryeza konsultimi, do miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

Nisin dëgjesat publike për Kodin e ri Penal, ministri i Drejtësisë: 25 tryeza konsultimi, do miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

Sot nis cikli i dëgjesave publike për Kodin e ri Penal. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të jetë një kod ekuivalent siç janë kodet penale moderne të BE dhe se do të miratohet vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel. “Të qartësojmë opinionin publik, drafti i është dërguar edhe disa ekspertëve italiane, në mes të shtatorit dhe deri në fund të vitit ky draft do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik, të ketë 25 tryeza të konsultimit publik duke përfshirë edhe aspekte të seanca të këtij kodi në lidhje me tematika të caktuara. Shqipëria do të ketë një kod të ri penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe të marrë vulën në Bruksel, me mbylljen e negociatave...