Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED mbyll sot procesin e vlerësimit të kandidatëve

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED mbyll sot procesin e vlerësimit të kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të përfundojë këtë të enjte verifikimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për vakancën e krijuar pas përfundimit të mandatit nga kryetarja Holta Zaçaj. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13 kandidatë që kishin aplikuar, në listën përfundimtare u kualifikuan vetëm gjashtë prej tyre: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj. Sot ka mbetur për t’u bërë dhe vlerësimi i shtatë dhe i fundit, për kryetarin e Komisionit të Autoritet të Konkurrencës, Denar Biba. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për...