Faik Konica: Gegnishtja- gjuhë e poezisë, toskërishtja e prozës…

Faik Konica: Gegnishtja- gjuhë e poezisë, toskërishtja e prozës…

Dialektet e shqipes dhe nevoja e shkrirjes se tyre Nga Faik Konica Dy dialekte të mëdha, – të cilat edhe ato vetë ndahen në nëndialekte të tjera, sidoqoftë me më pak rëndësi – e ndajnë Shqipërinë: dialekti gegë në Veri, e dialekti toskë në Jug. Një lum, Shkumbini, shënon pikën e dallimit në mes dy dialekteve. Duke studiuar, qoftë edhe shkurtimisht, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, menjëherë bie në sy se ndryshimi që i ndanë nuk është më i madh se ai që shquan mënyrën e të folurit të një Normandi nga ajo e një Gaskoni. Don të thotë se në thelb ky ndryshim kufizohet në disa ngjyrime shqiptimi. Por në një vend ku mungon një traditë shkollore, këto ndryshime shqiptimi më tepër janë...