Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin, dy të arrestuar dhe një të shpallur në kërkim
Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin. Për pasojë janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhej, ndërsa janë asgjësuar 221 bimë narkotike dhe janë sekuestruar 108 fara. Njoftimi i policisë: Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej. Asgjësohen 221 bimë narkotike, sekuestrohen 108 fara të kësaj bime. Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2...