Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Fadromat në aksion/ Balliu: Me prishjet, Rama po tenton të heq vëmendjen nga vjedhja e votave
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar aksionin qeveritar të prishjeve të ndërtimeve në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe me prapavijë korruptive.Sipas tij, në të gjitha rastet e mëparshme kur janë kryer prishje, qytetarët shpesh kanë fituar gjyqet pasi veprimet janë bërë në shkelje të ligjit. Balliu akuzoi se pas këtyre aksioneve ka patur gjithmonë motive korruptive, ku zyrtarët kanë kërkuar rryshfet për të lejuar ndërtimet të qëndrojnë.Ai theksoi se zgjedhja e kohës për prishje – pikërisht në periudhën kur vendi mbahet nga turizmi – është një veprim i qëllimshëm për të dëmtuar qytetarët dhe bizneset.“Pse pikërisht tani, kur vendi ka nevojë për stabilitet ekonomik? Pse jo në muajt e dimrit? Kjo është një strategji...