Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuqezinjtë gati për sfidën miqësore me Gjibraltarin, përballja në orën 18:00
Kombëtarja e Shqipërisë luan të mërkurën përballjen e saj miqësore me Gjibraltarin. Sfida nis orë 18:00 dhe luhet në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit. Trajneri Sylvinho ka punuar me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Deri tani i gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet. Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Tekniku kuqezi e konsideroi takimin testues ndaj Gjibraltarit si një mundësi të mirë për lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren, ndërsa ndeshjen me Letoninë e cilësoi shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës.