Viti i ri shkollor, rihapen më 5 shtator regjistrimet për nxënësit e klasave të 1-ra dhe të 10-ta

Viti i ri shkollor, rihapen më 5 shtator regjistrimet për nxënësit e klasave të 1-ra dhe të 10-ta

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka njoftuar se do të rihapen regjistrimet për klasat e 1-ra dhe të 10-ta në portalin eAlbania. Regjistrimi do të hapet më datë 5 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 24:00. “Njoftohen të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë, që për nxënësit në klasat I- ra dhe X-ta do të rihapen regjistrimet në portalin #eAlbania, më datë 5 SHTATOR nga ora 08:00-24:00”, njofton MAS.