Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Përmbytën” Skocinë me 2 mln euro kanabis, dënohen me 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani (Emrat)
Tre shqiptarë janë dënuar me rreth 20 vjet burg në Skoci për kultivimin e kanabisit. Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç, u akuzuan për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa Daja kishte edhe akuza për shkelje të urdhrit të dëbimit. Ata u arrestuan pas një bastisje në një “shtëpi bari” të fshehur në një ndërtesë të braktisur në Ivvine, Ayshire. Fabrika e drogës ishte e siguruar me kamera dhe dyer të fortifikuara, duke përfshirë hapësira për qëndrim dhe fjetje. Gjykatësi u shpreh se ky ishte një operacion në shkallë industriale dhe hodhi poshtë pretendimet se të akuzuarit ishin viktima të trafikimit. Ai theksoi se ata vepronin për të përfituar nga jeta në Mbretërinë e Bashkuar. Gjovalin Toma kishte qenë...