‘Edhe Putini respekton më shumë ligjin!’ – Blushi shpërthen kundër SPAK: Akuza ndaj Metës, propagandë e ndyrë e Ramës

‘Edhe Putini respekton më shumë ligjin!’ – Blushi shpërthen kundër SPAK: Akuza ndaj Metës, propagandë e ndyrë e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ka folur lidhur me procesin hetimor të zhvilluar ndaj kreut të PL, Ilir Meta, duke i cilësuar akuzat ndaj tij si një sulm politik i orkestruar nga qeveria e Edi Ramës. Blushi theksoi se edhe në një shtet si Rusia, ku të drejtat e njeriut janë të diskutueshme, procedurat ligjore respektohen më shumë sesa në Shqipëri. Ai u ndal veçanërisht tek akuza për lobim në SHBA, duke theksuar se kjo është rrëzuar plotësisht dhe se ndaj Metës, nuk është gjetur asnjë provë penale apo pasuri e paligjshme. TEDI BLUSHI: Edhe Putini u tregua më i kujdesshëm të respektonte procedurat e arrestimit dhe dihet se çfarë...