Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
93 mln € për gazin natyror, dy projekte kyçe në Shqipëri marrin dritën jeshile
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) ka kualifikuar dy projekte në sektorin e gazit për financim nga donatorët dhe bankat ndërkombëtare të Zhvillimit. Bëhet fjalë për projektet “Depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre” me kosto 75.3 milionë euro dhe Linja e Transmetimit të Gazit Fier-Vlorë 17.4 milionë euro. Projektet synohet të zhvillohen përgjatë 4 viteve në vijim me synimin për tu përmbyllur rreth vitit 2030 deh aktualisht janë në fazën e përgatitjes. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në Evropë që nuk janë të lidhura me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit. Sektori i gazit në Shqipëri ka qenë në rënie të vazhdueshme. Prodhimi vendas i gazit nga 1 miliardë metra kub në vitin 1982 në vitet e fundit...