Presidenti i UEFA-s, i prerë: Nuk do ta ndryshojmë formatin e Champions-it për Barçën dhe Realin

Presidenti i UEFA-s, i prerë: Nuk do ta ndryshojmë formatin e Champions-it për Barçën dhe Realin

4 Shtator 2025 8:55 Alfred Lleshi Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli për raportet me Barcelonën, Real Madridin dhe temën e Superligës Europiane: “Barcelona dhe Real Madridi janë gjithmonë të mirëpritur në familjen e futbollit europian, ku gjithmonë kanë përkitur. Megjithatë, sistemi apo formati i Champions-it nuk do të ndryshojë, kjo është e qartë”. Slloveni mohoi kështu negociatat me promotorët e Superligës: “Nëse UEFA do të negocionte, presidenti i saj do ta dinte. Kësisoji, kjo nuk është e vërtetë. Nuk do ta ndryshojmë formatin e Champions-it vetëm pse do Barcelona dhe Real Madridi”. Për ndeshjet jashtë Europës, presidenti Ceferin u shpreh skeptik: “Ekipet europiane duhet të luajnë në Europë, tifozët nuk mund të udhëtojnë në Australi apo SHBA për të parë skuadrat e tyre. Është...