DPSHTRR: Në 5 vjet, mbi 490 mijë mjete u refuzuan pas kontrollit teknik

DPSHTRR: Në 5 vjet, mbi 490 mijë mjete u refuzuan pas kontrollit teknik

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) publikoi punët dhe reformat në kuadër të sigurisë rrugore dhe edukimit të drejtuesve të mjeteve në këto 5 vitet e fundit. Me një strategji të qartë dhe qasje të bazuar në teknologji, disiplinë dhe edukim, DPSHTRR ka shënuar progres të prekshëm në reduktimin e rrezikut në rrugë. DPSHTRR thekson se, me fokus rritjen e sigurisë rrugore në periudhën 2020–2025, ka realizuar 234 aktivitete edukative në të gjithë vendin me 10,592 pjesëmarrës, kryesisht fëmijë dhe të rinj të cilët janë njohur me rregullat bazë të qarkullimit rrugor. Investimet e reja (2020- 2025) i kanë ndërtuar poligonet publike të testimit praktik për lejedrejtimi me standarde europiane. Kështu, qendrat e testimit në Vlorë dhe Fushë-Prezë janë kthyer në modele...